Newsweek: SHBA paralajmëron Ukrainën për një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve nga Rusia

Newsweek: SHBA paralajmëron Ukrainën për një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve nga Rusia

Administrata e presidentit Joe Biden ka informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Rusia po përgatitet të kryejë një pushtim të plotë të vendit fqinj brenda 48 orëve të ardhshme, kanë zbuluar zyrtarët e inteligjencës amerikane për Newsweek.

“Presidenti i Ukrainës është paralajmëruar se Rusia ka shumë të ngjarë të fillojë një pushtim brenda 48 orëve bazuar në inteligjencën amerikane”, citohet të ketë thënë zyrtari amerikan me njohuri të drejtpërdrejta për Newsweek.

“Për më tepër”, ka shtuar zyrtari amerikan, “raportimi nga vëzhguesit e aeroplanëve tregon se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës më herët sot, duke fluturuar aeroplanë të mundshëm zbulimi për një periudhë të shkurtër mbi Ukrainë”.

Dhe siç pretendon mediumi në fjalë, një burim i afërt me qeverinë e Zelenskyy konfirmoi gjithashtu për Newsweek se një paralajmërim i tillë ishte marrë.

Vlerësimi i Pentagonit përfshin sulme ajrore ruse, raketa dhe pushtim tokësor, sipas zyrtarit të inteligjencës amerikane.

Madje, vë në pah Newsweek, informacioni u konfirmua nga një zyrtar i dytë i inteligjencës amerikane, i cili theksoi natyrën gjithëpërfshirëse të operacionit ushtarak që Pentagoni kishte parashikuar nga Rusia.

Zyrtari i tha Newsweek-ut se pushtimi do të përfshijë jo vetëm një shtytje nga rajoni i Donbasit pro-Moskës në lindje, ku njësi shtesë ruse të quajtura “paqeruajtës” nga Moska u dërguan të hënën, por gjithashtu një shtytje të madhe drejt kryeqytetit Kiev nga kufiri verior me Bjellorusinë, ku trupat ruse së fundmi zgjeruan stërvitjet e përbashkëta me aleatin e tyre.

Zyrtari i dytë amerikan tha se operacioni do të fillonte me një sulm kibernetik, i ndjekur nga një pushtim tokësor që ka të ngjarë të ndodhte natën.

Të dy zyrtarët pohuan megjithatë se planet e Rusisë mund të ndryshojnë bazuar në zhvillimet e përditshme.

Mediumi në fjalë pretendon më tej se menjëherë pasi Newsweek u njoftua për këto vlerësime të SHBA-së, faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera u shkëputën papritur, gjë që sinjalizoi një sulm të mundshëm kibernetik.

LEXO EDHE:

Back to top button