​Italia ndryshon masat për udhëtarët nga Shqipëria


Ministria e Jashtme në Shqipëri ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë nënshtetasit shqiptarë që duan t’i drejtohen Italisë, transmeton A2CNN.

Për pasagjerë nga Shqipëria, autoritetet italiane kanë vendosur t’u kryhet tamponi në momentin e mbërritjes në aeroport, falas dhe pa kosto për pasagjerët.

Përgjigja e tamponit mund të zgjasë deri në 48 orë, periudhë në të cilën udhëtarët duhet të mbajnë regjim karantine në banesën ose destinacionin e tyre.

Kjo ka ndodhur sot, njofton ministria, edhe për grupin e udhëtarëve nga Shqipëria që arritën në aeroportin e Perugias.

LEXO EDHE:

Back to top button