​Tërmet në Turqi, banorët dalin nga banesat të alarmuar

Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm.

- Advertisment -

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 18 km nga Elazig dhe 78 km nga Malatya, me një thellësi 16 kilometër.

Lëkundjet kanë përhapur panik te banorët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.

Më 24 janar 2020 Elazig u godit nga një tërmet i fuqishëm i një magnitude prej 6.7 të shkallës rihter, e cila shkaktoi të paktën 41 viktima dhe 1600 të plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button