​Greqia s’lejon eksplorimin e naftës, BE paralajmëron Turqinë – ALSAT-M


Turqia mori një paralajmërim tjetër nga BE sot pas njoftimit se anija e saj kërkimore Yavuz do të vazhdojë operacionet në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.

Anija Yavuz do të shoqërohet nga tre anije të tjera turke, megjithëse paralajmërimi nga BE thotë se “të gjitha anijet paralajmërohen pa mëdyshje të mos lundrojnë në atë zonë”, njofton Reuters.

Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Greqisë është intensifikuar javët e fundit mbi të drejtën për të eksploruar naftë dhe gaz në Mesdhe, dhe madje javën e kaluar pati një përplasje të vogël midis anijeve greke dhe turke.

“Planet e Turqisë për të eksploruar rezervat e naftës në Mesdhe vlen edhe për pjesë të brezit të detit që i takojnë Egjiptit, d.m.th Qipro, dhe që rrit më tej tensionet”, paralajmëroi ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell dhe i bëri thirrje Turqisë të pezullojë të gjitha aktivitetet në atë pjesë të Mesdheut pa vonesë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha dje se gjuha e kërcënimeve dhe sanksioneve “nuk do të pengojë Turqinë” nga mbrojtja e të drejtave të saj ligjore.

LEXO EDHE:

Back to top button