​Kosovë, edhe një deputet i PDK-së infektohet me koronavirus


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.

Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.

I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button