Nis viti shkollor në të gjithë vendin nxënësit e Bardhit mbetën jashtë shkollës

Gazetare: Evi Shkopi

“Sot është data 1 shtator. Ndërkohë që të gjithë nxënësit i gëzohen fillimit të vitit shkollor, nxënësit e lagjes “Bardhi” në Bllacë Të Poshtme nuk do ta përjetojnë këtë gëzim sot. Një ditë më parë dhjetëra zyrtarë defiluan para këtij objekti, i destinuar të shfrytëzohet si shkollë për nxënësit e lagjes “Bardhi” në Bllacë të Poshtme, të cilët për më shumë se një dekadë kanë kaluar kufirin në anën e Kosovës për të ndjekur procesin arsimor, duke qenë se nuk kishin një objekt për të realizuar këtë të drejtë në Republikën e Maqedonisë. Sot kemi ardhur këtu, dera e objektit siç mund ta shihni  është e mbyllur.”

Disa nga prindërit që takuam këtë mëngjes, edhe pse hezituan të flisnin para kamerës, thanë se persona të caktuar i kanë njoftuar se në objektin shkollor që e kanë pritur për më shumë se 10 vite, nuk do të nisë mësimi sepse nuk ka mësues.

“Prind: -Dy fëmijë i kam. Në Han të Elezit e ke fjalën?
Gazetarja: -Në Han të Elezit kanë shkuar, por tani jua kanë bërë shkollën këtu, apo jo?
Prind: -Po e kanë bërë, por ja, s’po e lëshojnë.
Gazetarja: -Sot fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë atje?
Prind: -Jo, hiç.
Gazetarja: -Por, pse?
Prind: -Sepse këtu nuk kishin mësues.
Gazetarja: -S’kanë mësues?! Dhe tani? Do vazhdojnë përsëri atje?
Prind: -Edhe dy muaj këtu do të vazhdojnë. Deri sa t’i gjejnë arsimtarët….Se ne kemi mbetur tani as në Maqedoni, as andej as këndej.

Gazetarja: – Fëmijët sot as në Han të Elezit nuk do të shkojnë?
Prind: – Jo nuk janë se atje nisnin me datë 26.

Për ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri nuk ka asnjë problem dhe sipas tij kuadër ka, por siç thotë, meqenëse sot është fillimi i vitit shkollor, mësimi le të nisë të hënën.

Shkolla e Bllacës dje ka filluar. Shkolla e Blacës edhe sot është në komunikim me drejtorinë e shkollës. Kuadër ka, është i siguruar dhe kuadri, tash janë procedurat e regjistrimit. Shkolla e Blacës me informatat që kam unë  si ministër nga drejtoria, pas kompletimit të të gjitha procedurave, sot është organizimi i orëve që duhet ta bëjë shkolla, në kuadër të shkollës tjetër. Dhe besoj që nuk ka asnjë problem dhe që nesër, që nga dita e hënë, sepse sot jemi fillimi, është lokalitet i ri përveç që do ketë mësim në klasën e parë, do të ketë edhe paralele të kombinuara”, tha Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit


Deklarata e tij konfuze bie sërish ndesh me atë që dha një ditë më parë gjatë përurimit të objektit.

“Unë pres që nesër nxënësit të fillojnë në këtë shkollë. Po shohim përgatitjet. … Atë që po e them tani do të zbatohet që nesër”, tha Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button