Regjistrimi/ Rreth tre për qind e popullatës së përgjithshme rezidente ka shtetësi të dyfisht

Gazetar: Mefail Ismaili

Enti për Statistika ka publikuar të dhëna të reja nga Regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2021. Sipas të dhënave, rreth tre për qind e popullatës së përgjithshme rezidente në vend ka deklaruar se ka shtetësi të dyfisht, shkruan Alsat.

“Nga 1.778.725 të popullsisë së përgjithshme rezidente në vend, 53.201 janë shtetas së Maqedonisë së Veriut si dhe shtetas të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të një shteti tjetër, ndërsa 584 persona nuk kanë shtetësi. Gjysma e personave me shtetësi të dyfishtë janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç”, thonë nga  Enti i Statistikave

Numri më i madh i qytetarëve që kanë shtetësi të dyfishtë janë burra dhe atë, 30 003, ndërsa gra 23 198. Rreth 37 për qind e qytetarëve me dy shtetësi, e kanë shtetësi bullgare.

“Nga Enti i Statistikave njoftojnë se nga gjithsej 53.201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, 19.645 prej tyre përveç asaj maqedonase, kanë shtetësi bullgare, 10.909 persona kanë edhe shtetësi serbe, 3819 persona shtetësi kroate, 2393 me shtetësi kosovare dhe 2164 kanë edhe shtetësi të Shqipërisë”,  Enti i Statistikave

Të dhënat e Entit të Statistikave, tregojnë se sipas grup moshave, shumica e popullsisë rezidente me shtetësi të dyfishtë janë të moshës 35 deri në 39 vjeç ose 5 190 persona. 11,768 janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç ose 22%, ndërsa popullsi aktive e moshës 35 deri në 49 vjeç janë 15,171 persona ose 28.5 për qind. Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8 për qind, shqiptarë 16,04 për qind dhe serbë – 10,7 për qind. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button