1000 ditë nga nisja e agresionit rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

1000 ditë nga nisja e agresionit rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.

Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

LEXO EDHE:

Back to top button