102-vjeçarja Manete Bailie është parashutistja më e vjetër

102-vjeçarja Manete Bailie është parashutistja më e vjetër

Manete Bailie është gruaja më e vjetër në Britaninë e Madhe që është hedhur me parashutë. E moshuara gjeti një mënyrë të veçante për të festuar ditën e lindjes, ku bëri 102 vjeç. Baillie, e cila shërbeu me Shërbimin Detar Mbretëror të Grave në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi për mediat se ka “numëruar ditët” për ta realizuar këtë. Hedhja me parashutë kishte po ashtu si synim mbledhjen e parave për tre organizata bamirësie. Nëpërmjet hedhjes me parashutë, ajo ka mundur të mbledhë më shumë se 10 mijë paund për Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore, Shoqatën e Sëmundjeve të Neuroneve Motorike dhe fshatit Benhall. Por kjo nuk është sfida e saj e parë me adrenalinë. Në prag të ditëlindjes së saj të 100-të, Baillie, voziti me një Ferrari në Silverstone, duke arritur shpejtësinë 130 km në orë.

“E ndjej se misioni është kryer. Kur u hap dera, mendova, nuk kam asgjë më shumë që mund të bëj apo të them, është thjesht kërcim. Mbaj mend që këmbët e mia më dilnin jashtë dhe atëherë është një lloj turbullimi, dhe më dukej se udhëtonim me një shpejtësi shumë të madhe. Unë kam pritur për këtë ditë dhe gjithmonë i kam thënë vetes qëndro gjallë dhe duhet të qëndroj në dy këmbët e mia dhe të mos rrëzohem”, deklaroi Manete Bailie, parashutistja më e vjetër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button