Lejkers kampion, Xhejms “MVP” i finales

Skuadra e Los Anxhelos Lekers është kampion i ri I NBA-së, pasi që mundi Majamin me rezultat të përgjitshëm 4-2 në fitore. Në përballjen e 6-të të finales, skuadra nga Los Anxhelos regjistroi fitore me rezultat 106-93, ku dallua Lebron Xhejms me “triple double” duke shënuar 28 pikë, 14 kërcime dhe 10 asiste. Entoni Djevis shtoi 19 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa në nivel të detyrës ishte Rondo që shtoi 19 pikë.

Ndërkohë Lebron Xhejms morri edhe çmimin “MVP” i serisë finale, që është çmimi i parë dhe hera e katërt që shpallet kampion në NBA. Xhejms në sezonin e tij të 17-të, solli titullin e 17 skuadrës së Los Anxhelos Lejkers, e cila barazohet me Boston Selltikun me numrin e titujve të arkëtuara. Ndërkohë Xhejms është edhe basketbollisti i parë që shpallet kampion i NBA-së me tri skuadra të ndryshme: Majami, Klivlend dhe Los Anxhelos Lejkers. Trajneri, Frenk Vogel pas ndeshjes theksoi se LeBron është më i miri që basketbolli ka parë.

Ai është lojtari më i madh që universi i basketbolli ka parë ndonjëherë. Nëse mendoni se e dini këtë, ju nuk e dini deri sa të jeni rreth tij çdo ditë, duke e trajnuar, duke parë mendësinë e tij dhe duke parë përkushtimin dhe mënyrën si udhëheq grupin.

LeBron Xhejms arriti një ‘triple-double’ spektakolare në ndeshjen e finales, e cila rezultoi të ishte e fundit e këtij sezoni.

LEXO EDHE:

Back to top button