130 gjoba në Shkup, 11 vozitës pa patentë shoferi

130 gjoba në Shkup, 11 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 4 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 2 për kalim në të kuqe…shkruan Alsat.

MPB-ja gjithashtu njofton se gjatë ditës së djeshme (08.02.2023), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh, prej tyre, shtatë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj kërkojnë respektimin e rregullave të trafikut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button