14 viktima dhe mbi 360 raste me koronavirus në Kosovë

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 368 raste të reja të të infektuarve.

Bazuar në 6,882 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 5.34 për qind.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 13,473.

Në Kosovë janë dhënë gjithsej mbi 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit, ndërsa mbi 399,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button