149 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

149 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 149 shkelje të rregullave në trafik, mes tyre: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Nga MPB njoftojnë se janë regjistruar dhe 10 makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, tre gjoba për vozitësit fillestar, 6 për përdorim të celularit, 7 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button