16 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit

Një grua kineze ka harxhuar pothuajse 16 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit të saj. Ajo mori me qira 520 nga pajisjet fluturuese për formuar mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”, në qiell. Dronët më pas fluturuan në formacione që formuan modele të një torte ditëlindjeje. Gruaja e cila nuk ka dashur të identifikohet, ka harxhuar 100 mijë yuan, pra rreth 15,700 dollarë për t’i marrë me qira dronët. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi autoritet kanë reaguar rëndë. Sipas një zyrtari, njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button