227 gjoba në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

227 gjoba në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 227 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 79 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për tejkalim të parregullt, 3 gjoba janë shqiptuar për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Nga MPB-ja njoftojnë edhe për 5 gjoba ndaj makinave teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara , 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër gjoba ndaj vozitësve fillestar dhe tre të tjera për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button