228 gjoba në Shkup, 18 vozitës pa patentë shoferi

228 gjoba në Shkup, 18 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 228 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozitje pa patentë shoferi, 25 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 masa për makina të paregjistruara, 5 gjoba për makina të transportit publik të cilat ishin teknikisht në gjendje jo të rregullt, 6 gjoba për vozitje në gjendje të dehur dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button