“27 prilli”, refuzohet kërkesa e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski

“27 prilli”, refuzohet kërkesa e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Është refuzuar kërkesa e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, që lënda kundër tij për ngjarjet e 27 prillit të kalojë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës. Gjykata e Apelit vendosi ta hedhë poshtë kërkesën pasi paraprakisht ai dorëzoi incizime në gjykatë. Sipas tij, me këto incizime dëshmohet se bëhet fjalë për lëndë të montuar politikisht. Në fakt, Atanasovski kërkesën e bazonte në audio- incizimin që u paraqit në rrjetin Twitter në fillim të korrikut, ku mund të dëgjohej zëri i ish shefes së Prokurorisë për Krim, Villma Ruskovska. Prokurorja në këtë material thotë se “ka harruar” një njeri në paraburgim ndërsa në mënyrë plotësuese mund të dëgjohej vetëm emri i Vlladimir Atanasovskit. Atëherë, për Alsat, Ruskoska tha se, nëse ka thënë “harruar”, kjo është thënë në mënyrë figurative. Atanasovski si i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u dënua me gjashtë vite burg. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button