3 kandidat serioz për stolin e Los Anxhelos Lejkersit

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers, është ende pa trajner pas largimit të Frank Vogel. Ekipi kalifornian ende nuk ka vendosur se cili do të jetë pasuesi i tij edhe pse bisedimet me kandidatët e mundshëm kanë kohë që kanë nisur. Sipas mediave amerikane, lista e kandidatëve është reduktuar në 3 emra: Darvin Ham, Keni Atkinson dhe Teri Stots.

Ham, 48 vjeç dhje 417 ndeshje në NBA si lojtar, e nisi karrierës si trajner pikërisht te LA Lejkers, si asistent. Prej vitit 2013 punon me Mike Budenholzer, fillimisht tek Atlanta dhe aktualisht te Milluoki. Ai konsiderohet si një prej asistentëve më të mirë në NBA, gati për t’u promovuar si trajner i parë. Dhe debutimi me Lejkersin do të ishte një ëndërr.

Ndërsa Atkinson dhe Stots kanë përvoja të mëparshme si trajner i parë. Atkinson ka drejtuar Bruklin Nets për gati 4 sezone (2016-2020), por u shkarkua pak para pandemisë. 54-vjeçari, që konsiderohet si i aftë me të rinjtë, aktualisht punon me skuadrën e Golden Stejte Uarriors, si asistent i trajnerit Stiv Kerit.

Stots, 64 vjeç, u largua nga Portland në vitin 2021, pas 9 sezonesh të konsideruara të suksesshme edhe pse asnjëherë nuk arriti ta kthejë skuadrën në pretendente për titull. Në total numëron 1.003 ndeshje si trajner në NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button