Papu Gomez gati të largohet….drejt Spanjës

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez, është pranë largimit nga Bergamo, dhe destinimi i tij më i mundshëm është në Andaluzi. Papu Gomez dhe Atalanta është një histori e mbyllur, kapiteni kishte shkruar një mesazh në profilin e tij në Instagram, ku kishte thënë se tifozët do të marrin vesh të vërtetën kur ai të largohet nga klubi, duke aluduar në një problem që ka pasur në dhomat e zhveshjes. Edhe trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, kishte thënë se nuk mund të përshtatemi të gjithë Gomezit, dhe se ky i fundit duhej të gjente mënyra të përballej me realitetin e ri.Tani, Drejtori sportiv i Seviljës, Monçi, ka konfirmuar interesimin dhe negociatat për 32 vjeçarin.

- Advertisment -

 

“Ne jemi duke punuar për të, por ka ende një rrugë të gjatë për tu bërë”, tha Monçi.

 

Atalanta dëshiron 10 milionë për Gomezin, ndërsa Sevilja është duke ofruar 6 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button