Barcelona dhe CSKA Moskë nuk gabojnë

Barcelona dhe CSKA Moskë ruajnë kreun e renditjes në “Euroleague” pas ndeshjeve të raundit të 22-të. Të dy ekipet fituan në takimet e kësaj jave. Katalanasit mundën Zenitin me rezultat 85-81, ndërsa CSKA triumfoi 71-68 në fushën e Alba Berlinit. Kjo ka qenë një javë e mbarë edhe për ekipet që ndjekin këtë dyshe. Real Madridi fitoi 76-66 ndaj grekëve të Panatinaikos, ndërsa Armani Milano mposhti 90-79 ekipin tjetër grek të Olimpiakosit.

 Euroleague – Raundi i 22-të

Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 86-72

Khimki Moskë – Bajern Munih, 93-95

Fenerbahçe– Makabi Tel Aviv, 82-75

Armani Milano – Olympiakos, 90-79

Barcelona – Zenit st.Peterburg, 85-81

Alba Berlin – CSKA Moskë, 68-71

Villerban – Baskonia, 83-77

Real Madrid – Panatenaikos, 76-66

Valencia – Zalgiris Kaunas, 78-79

LEXO EDHE:

Back to top button