46 civilë largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol

Gazetar: Luka Andreev

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme dhe akuzave të ndërsjella midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, më në fund ka filluar të funksionojë një korridor humanitar nga fabrika e çelikut në Mariupol. Të paktën 46 civilë, duke përfshirë shumë fëmijë, u larguan nga objekti një muaj më vonë, i cili ka qenë objektiv i sulmeve të intensifikuara ruse dhe është ende pjesërisht nën kontrollin e forcave ushtarake ukrainase. Sipas raportimeve të mediave botërore, qindra njerëz të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal kanë mbetur pa ushqim dhe ujë, shkruan Alsat.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelenski tha se Rusia po përgatitej për sulme të intensifikuara në lindje të vendit dhe e konfirmoi se Odesa është granatuar.

“Okupatorët qëlluan përsëri me raketa në zonat Dnepropetrovsk dhe Odesa. Përsëri dhe përsëri, trupat ruse tregojnë se njerëzit e Odesas janë të njëjtët armiq të Rusisë si të gjithë ukrainasit e tjerë. Pista në aeroportin e Odesas u shkatërrua. Sigurisht që do ta rinovojmë. Por Odesa nuk do t’i harrojë kurrë lëvizje të tilla ruse”, tha Volodimir Zelenski – President i Ukrainës

Mbrojtja ruse thotë se pranë Odesës është granatuar një depo me armë që ishte ndihmë ushtarake e huaj për Ukrainën .

“Raketat me saktësi të lartë “Onyx” shkatërruan një depo në një aeroport ushtarak afër Odesës, me armë dhe municione të dorëzuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dhe pista u shkatërrua”, tha Igor Konashenkov- zëdhënës i Ministrisë ruse së mbrojtjes

Ndërkohë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nensi Pelosi mbërriti në Kiev dhe është zyrtari më i lartë i Uashingtonit që viziton Ukrainën që nga fillimi i luftës.

“Po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri. Ne jemi në frontin e lirisë dhe lufta juaj është luftë për të gjithë ne. Angazhimi ynë është të jemi këtu për ju derisa të përfundojë lufta”, tha Nensi Pelosi- kryetare e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA

Zelenski i dha Pelosit “Dekoratën e Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase-amerikane. /Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button