5 mënyra natyrale si të luftoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë

Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite. Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi.

Pra siç thamë, zgjidhja duhet të fillojë nga brenda, duhet të kuptoni trupin tuaj dhe ta trajtoni me mënyrat më natyrale të mundshme. Ndiqni mëposhtë 5 sugjerime mbi këtë çështje të cilat do ju ndryshojnë shpejt regjimin dhe do ju sigurojnë pa dyshim një jetesë më të shëndetshme.

Ju dhembin gjunjët? Provoni susamin
Kur dhimbja e gjunjëve është e vazhdueshme dhe e bën të vështirë ngjitjen e shkallëve ose shijimin e një shëtitjeje sigurisht që jeta juaj e përditëshme ndikohet negativisht dhe ndiheni më të lodhur. Për ta zgjidhur këtë thjesht fërkoni kyçet dhe gjunjët tuaj me disa pika vaj susami për secilin, pastaj mbështillini me një peshqir të ngrohtë. Bëjeni këtë proces për 10 minuta në mënyrë që të largoni ënjtjen, kontraktimet dhe dhimbjen. Kjo për shkak se në përbërjen e këtij vaji gjendet sesamina dhe sesamoli të cilat përshpejtojnë riparimin e indeve të dëmtuara dhe frenojnë prodhimin e substancave që shkaktojnë dhimbje.

Ndiheni të lodhur? Shijoni një mollë
Ditët kur ndiheni të këputur e të lodhur që me mëngjes me siguri i keni përjetuar të gjithë dhe nëse keni për tu marrë me punë, kjo sigurisht nuk është aspak e favorshme. Mollët e freskëta të vjeshtës janë të mbushura me antioksidantë ndihmojnë qelizat e trupit tuaj dhe rrisin prodhimin e një enzime kryesore për energjinë të quajtur ATP. Studiuesit britanikë argumentojnë se një mollë largon lodhjen për më pak se 20 minuta. Ose lani duart shpesh me ujë të ftohtë. Lëvizjet e pakta që e karakterizuan këtë vit lanë rreth 60% të popullsisë pa kryer asnjë aktivitet fizik e të plogësht. Larja e duarve me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për 60 sekonda pasi rënia e menjëhershme e temperaturës në trup dërgon oksigjen energjik në tru. Gjithashtu çliron hormonin revitalizues norepinefrinën duke larguar plogështinë dhe lodhjen për të paktën dy orë.

Keni probleme me fokusimin? Dëgjoni zhurmën e shiut
Kur ndiheni se e keni mendjen në shumë çështje e njëkohësisht ndiheni të çorientuar e të lodhur provoni të dëgjoni reshjet e shiut ose tinguj të tjerë në natyrë. Studiuesit në Institutin Politeknik Rensselaer në NeW York, thonë se njerëzit që dëgjojnë tingujt e natyrës janë më të përqendruar dhe produktivë sesa ata që dëgjojnë gjatë gjithë kohës zhurma të tjera ose asgjë. Këtë mund ta arrini fare lehtë nëse dilni një xhiro në natyrë ose mund të dëgjoni tinguj të ngjashëm nëpërmjet telefonit tuaj. Një mënyrë tjetër është t’i zhvendosni sytë për 30 sekonda rreth jush. Lëvizini ngadalë sytë nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që të mund të rrisni kujtesën afatshkurtër deri në 42% për një orë.

Keni uri të tepruar? Përsërisni këtë frazë
Nëse shijet e ëmbla ose ushqimet e “ndaluara” për ju janë gjithmonë në qendër të vëmendjes tuaj, duhet të merrni ndonjë masë parandaluese për këtë. Shkencëtarët e Kolegjit të Bostonit, shpjegojnë se sekreti qëndron vetëm tek një togfjalësh i thjeshtë. Në një studim mbi këtë çështje u vu re se gratë që thanë frazën “Unë nuk mund ta ha këtë” dyfishuan aftësinë e tyre për t’u larguar nga tundimi dhe për të humbur peshë. Shkencëtarët thonë se fjalët “nuk mundem” të bëjnë të ndihesh i privuar, ndërsa fjala “mos” të bën të ndihesh i kontrolluar, duke rritur kështu fuqinë e vullnetit tënd drejt tundimit.

Nuk mund të flini? Vishni rroba të gjera
Nëse keni vazhdimisht probleme me gjumin dhe nuk kuptoni se cili është shkaku, problemi mund të jetë veshja juaj e natës. Pizhamat e papërshtatëshme ose temperatura jo e duhur në dhomë mund të shkaktojnë ulje të melatoninës që është edhe hormoni i gjumit. Rrobat sa më të lira do ju ndihmojnë të keni një temperaturë ideale trupi dhe gjaku do të funksionojë më mirë./AgroWeb

LEXO EDHE:

Back to top button