5 presidentët amerikanë që kanë marrë më shumë vota
5 presidentët amerikanë që kanë marrë më shumë vota
Në një renditje të presidentëve të SHBA-së që kanë fituar me përqindjen më të lartë të votave popullore që nga viti 1916, CNN sjell të dhëna historike mbi pesë presidentët me më shumë vota të marra.
Në vendin e pestë është Ronald Reagan, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 1984 me 58.8% të votave. I njohur për Doktrinën Reagan, ai mbështeti kryengritjet kundër komunizmit në Amerikën Qendrore, Azi dhe Afrikë.
Në vendin e katërt renditet Warren G. Harding, i cili në zgjedhjet e vitit 1920 mori 60.3% të votave, por presidenca e tij u shënua nga skandale korrupsioni.
Në vendin e tretë është Richard Nixon, i cili fitoi me 60.7% të votave në zgjedhjet e vitit 1972, por më vonë u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të skandalit Watergate.
Vendi i dytë i takon Franklin D. Roosevelt, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 1936 me 60.8% të votave dhe u bë i vetmi president amerikan i zgjedhur për katër mandate radhazi, duke udhëhequr SHBA-në në periudha të vështira si Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore.
Në vendin e parë është Lyndon B. Johnson, i cili në zgjedhjet e vitit 1964 fitoi 61.1% të votave. Programi i tij “Shoqëria e Madhe” përfshinte arsimim, Medicare, dhe zhvillimin e zonave të varfra.