5-vjeçari mbledh një milionë paund për punëtorët shëndetësorë
Alsat
03.07.2020 22:05
Një vogëlush në Britaninë e Madhe, ka arritur të mbledhë plot një milionë paund për punëtorët e kujdesit shëndetësorë, pasi kreu një shëtitje me këmbët e tij të reja protetike.
Toni Hundgell, pesë vjeç, humbi të dyja këmbët pasi u abuzua dhunshëm nga prindërit e tij biologjikë, kur ishte vetëm 40 ditësh. Sipas raportimeve lëndimet në trupin e të miturit ishin aq të mëdha, sa që mjekët u detyruan t’i prisnin këmbët për ta mbajtur në jetë. I frymëzuar nga kapiteni Tom Moore, Tony vendosi që të ecte 10 km për 30 ditë dhe për këtë përfitonte 500 paund.
Sidoqoftë, i riu arriti të siguronte për këtë iniciativë shumën e 1 milionë paundëve të cilat do të investohen për spitalin e fëmijëve “Ecelinia London Children’s”.