500 trotinetë, në dispozicion të qytetarëve, mund t’i shfrytëzojnë edhe turistët

500 trotinetë, në dispozicion të qytetarëve, mund t’i shfrytëzojnë edhe turistët

Në 19 lokacione në Shkup prej sot në dispozicion të qytetarëve, por edhe të turistëve do të jenë  500 trotinet elektrik. Menaxheri i këtij projekti, Visar Durak, tha se një minutë për shfrytëzimin e trotinetit do të kushtojë 9 denarë, apo 540 denarë për një orë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet”, u bëri apel qytetarëve që të mos i dëmtojnë të njëjtë. Kur qytetarët të shkarkojnë programin do të mund të lexojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Promovimi i këtij projekti vjen në një kohë kur tashmë për disa muaj qyteti është në kaos me transportin publik, pas tërheqjes se transportuesve privat nga qarkullimi.

“Në çdo bazë të stacionit do të jetë barkodi, të cilin paraprakisht çdo udhëtar do ta shkarkojë, do të regjistrohet dhe secili trotinet e ka barkodin në të. Me barkodin atom und të blejnë disa paketa që mund t’i blejnë paraprakisht dhe të shfrytëzojnë minutat, ata që nuk kanë nevojë të blejnë paketa do ta shfrytëzojnë me kredit kartë, aq sa do t’i vozisin për atë do të paguajnë. Çmimi për të hap trotinetin është zero, ndërsa  një minutë do të kushtojë 9 denarë”, deklaroi Visar Durak- menaxher.

“Do të doja t’u bëja apel qytetarëve të qytetit të Shkupit që të  për shfrytëzim me përgjegjësi të trotineteve elektrik dhe pajisjeve të vendosura nëpër stacione, sepse sa më shumë t’I ruajmë aq më gjatë do t’i kemi në dispozicion për shfrytëzim dhe kështu do të kemi transport me të lehtë në qytet”, u shpreh Mihail Petrovski- drejtor NP “ Parkingjet”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button