52 vjet burg për vrasësit e hendbollistit kroat Tot

52 vjet burg për vrasësit e hendbollistit kroat Tot

Gazetar: Ardit Ramadani

52 vjet burg për tre të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot. Gjatë leximit të aktgjykimit gjyqtarja Elena Ilevska Josifoviq potencoi se të akuzuarit kanë goditur të ndjerin duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e mundshme. Përveç kësaj, prindërit dhe vëllai i të ndjerit do të duhet të dëmshpërblehen me 420 mijë euro.

“I akuzuari Anxhelo Georgievskit gjykohet me dënim me burg me kohëzgjatje prej 18 viteve, në përputhje me ligjin, të akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha Anxhelo Georgievski.

“E akuzuara Klementina Lefkova, gjykohet me dënim me burg me kohëzgjatje prej 18 viteve”, u shpreh Klementina Lefkova.

“I akuzuari Andrej Kostovski gjykohet me dënim me burg me kohëzgjatje prej 16 viteve”, tha Andrej Kostovski.

Prokurorja Tanja Trajcevska u shpreh e kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Dënimi është në kuadër të dënimeve që parashihen me ligj kështu që ky është vendimi gjykatës. Faktet janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, po”, deklaroi Tanja Trajcevska, prokurore.

Pas shqiptimit të dënimit, reaguan familjarët e të akuzuarve
“Kjo është padrejtësi”; “Nuk ishte vrasje”; “Janë fëmijë të vegjël”; “18 vite?! A e dëgjon atë që e lexon gjyqtarja?” ishin komentet e familjarëve, të cilët të lotuar lëshuan sallën.

Mbrojtja nuk pajtohet me aktgjykimin dhe do ta ankimojë, sipas avokatit të të akuzuarës Klementina Lefkova, Emil Gugutceski, asnjë goditje e klientes së tij nuk ka shkaktuar vdekje.

“Aktgjykimi do të apelohet sigurisht, dënimi është jashtëzakonisht i lartë. Konsiderojmë që e akuzuara Klementina në asnjë mënyrë nuk ekziston vepra penale vrasje. Po, ka bë disa veprime, si goditje, megjithatë goditja e saj nuk shkaktoi vdekje, në asnjë mënyrë”, tha Emil Gugutceski, avokat.

“Gjithsesi që do ta ankimojmë aktgjykimin, sa ta pranojmë aktgjykimin, ja që tani e paralajmërojmë ankesën, mendojmë që aktgjykimi ishte dragonik, dënimi shumë i lartë, mendoj që një tragjedi nuk zgjidhet me një tjetër tragjedi, kjo për ne do të thotë padrejtësi e madhe. Vetë fakti që të akuzuarit ndalojnë dhe i ndihmojnë të ndjerit është tregues që nuk ka të bëje me paramendim. Si mund të jetë vrasje dhe cilat janë elementet e vrasjes nëse ata i ofrojnë ndihmë të ndjerit dhe qëndrojnë deri në fund”, deklaroi Ile Tanev, avokat.

Të akuzuarit do të ngelen në paraburgim deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Rasti tragjik ndodhi më 7 prill në një klub nate në Shkup./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button