fbpx

62 vjet nga krijimi i NASA-s

Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower, më 29 korrik të vitit 1958, nënshkroi ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA.

Kjo agjenci e re civile zëvendësonte Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.

NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes.

Shumë shpejt NASA filloi planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.

Presidenti Eisenhower nënshkroi ligjin për krijimin e NASA tetë muaj pasi bota mësoi se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin Sputnik Një.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button