68 vjet në burg, i moshuari gjen një botë krejt tjetër pasi fiton lirinë

I mituri i cili ka qëndruar më gjatë pas hekurave, në historinë e Shteteve të Bashkuara, po has vështirësi të përshtatet me një botë krejt tjetër që ka gjetur, pasi fitoi lirinë.

Joseph Ligon, ishte 15 vjeç kur u burgos pasi kishte marrë pjesë në një seri grabitjesh dhe sulmesh, si pjesë e një grupi adoleshentësh, të cilët vranë edhe dy persona në Filadelfia në vitin 1953. Por edhe pse ai pretendonte se nuk kishte kryer asnjërën prej vrasjeve vetë, u dënua me burgim të përjetshëm. Më 11 shkurt, 68 vjet më pas, ai u la më në fund i lirë.

Pjesa më e madhe e të njohurve të 83-vjeçarit tanimë nuk jetojnë më, por autoritetet e një organizate që merret me integrimin e personave të burgosur në moshë të mitur, por përpiqen që të lehtësojnë këtë fazë tranzitore për të.

“Zoti Ligon është tepër i mahnitur me mënyrën sesi ka ndryshuar Filadelfia dhe bota”, thotë Eleanor Myers, pjesëtare e organizatës. “I mungojnë familjarët që nuk janë më”.

Rruga për lirimin e tij u hap në vitin 2012, kur Gjykata Supreme Amerikane vendosi që dënimi me burgim të përjetshëm i të miturve ishte jokushtetues. Fillimisht Ligon fitoi mundësinë që të aplikonte për t’u liruar me kusht, por ai refuzoi, duke thënë për një gazeta lokale, “Philadelphia Inquirer”, se ajo nuk ishte liri.

LEXO EDHE:

Back to top button