Punonjësit turistikë kërkojnë që të kenë prioritet në vaksinim

Për shkak se punëtorët e hoteleve dhe turizmit nuk janë në listën prioritare për vaksinim, shumë prej tyre tashmë janë vaksinuar në Serbi, sepse sezoni turistik tashmë është në prag. Tre muaj më parë, Shoqata e Hotelerisë kërkuan që të ishin në grupin prioritar.

“Mendojmë se e njëjta situatë mund të ishte menaxhuar më mirë. Ne, përmes Odës Ekonomike, esnafit turistik, u organizuam me kolegët tanë nga Serbia dhe rreth 2000 punëtorë turistikë u vaksinuan në Nish, Beograd dhe Vranjë. Shpresojmë që përmes këtyre mënyrave të jemi në gjendje të vaksinohemi, por do të na duhet gjithashtu mbështetje nga vendi ynë, për të qenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm turistik- deklaroi Asim Mexhedoviq – Nënkryetar i Shoqatës për Turizëm dhe Gastronomi në LOE

Mexhedoviq thotë se edhe 2,000 punëtorë të tjerë turistikë do të vaksinohen në Serbi në periudhën e ardhshme.

“Nuk kisha kohë të pres më, sepse vaksinat vonohen, dhe sezoni turistik është në prag. Unë aplikova në Vranjë dhe po pres telefonatë, ndoshta pas disa ditësh do të shkoj të vaksinohem me gruan time dhe dikë nga personeli. Nuk ka zgjidhje tjetër, sepse nuk kemi kohë të presim- pohoi Naume Ugrenoviç-hotelier nga Struga

Ugrinoviç thotë se ata kanë një plan. Pasi të jetë vaksinuar i gjithë stafi, ajo të bëhet publike, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë mysafirë këtë verë.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button