70 gramë kërpudha kushtojnë 7, 600 dollarë

Tri kërpudha të llojit Matsutake u shitën në Japoni për 830 000 jenë, përkatësisht 7 600 dollarë, në mbledhjen e parë të tyre të sezonit. Çmimi me të cilin kërpudha e famshme Matsutake u shit në një ankand të organizuar me rastin e fillimit të sezonit të mbledhjes së kësaj kërpudhe në Japoni, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Pronari i restorantit bleu kërpudha të gjata 7 deri në 11 centimetra, të cilat peshonin gjithsej 70 gramë. Në fillim të sezonit, çmimi për një kilogram kërpudha ishte 11,8 milionë jenë apo 108 000 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button