960 amerikanë, ndalesë për hyrje në Rusi

Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqësve amerikanë, të cilëve ua ka ndaluar hyrjen në këtë shtet, si shenjë hakmarrjeje ndaj masave të ngjashme të Uashingtonit, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Në listën e publikuar përfshihen presidenti amerikan, Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Zuckerberg. Rusia ka vënë ndalesë edhe ndaj tre ish-senatorëve që janë të vdekur, shkruan Alsat.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se vendimi ka qenë përgjigje ndaj “sanksioneve anti-ruse” dhe synojnë të kufizojnë SHBA-në, e cila është duke tentuar të zbatojë “një rregull botëror neokolonial”. Ministria ruse ka vënë ndalesë edhe ndaj 26 kanadezëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button