IFFHS, Seria A më e mira në botë për herë të 12-të!

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar renditjen e re të 100 kampionateve më të forta në botë. Kampionati italian Serie A ndodhet në krye sipas IFFHS-së me 1619,5 pikë dhe në krye ka ardhur nga pozita e pestë që ishte në vitin 2022. Kjo është hera e 12-të që Seria mban pozitën e parë në rangimin e kampionateve nga IFFHS nga viti 1991.

Në pozitën e dytë ka mbetura Premier Liga e Anglisë me 1567 pikë, derisa Spanja ka mbetur gjithashtu në pozitën e tretë. Kampionati brazilian është i katërti dhe Gjermania në pozitën e pestë duke lënë Francën në pozitën e gjashtë.

Rritje kanë shënuar kampionatet e futbollit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, në krahasim me vitin 2022.

Superiorja e Shqipërisë është ngritur në pozitën e 41-të nga pozita e 66-ta që ishte një vit më parë, derisa ngritje ka pasur edhe kampionati kosovar nga pozita e 56-të në të 43-të.

Ndërkohë kampionati i Maqedonisë shënon ngritje për 15 pozita dhe është në vendin e 60-të me 337 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button