A do t’i kthehet postit të kryeministrit përsëri Boris Johson?

A do t'i kthehet postit të kryeministrit përsëri Boris Johson?

Ish-kryeministri britanik Boris Johson, u kthye në Britaninë e Madhe teksa pritet që të bëjë përpjekje që të kthehet në postin e kryeministrit.

Johnson dha dorëheqje nga posti i kryeministrit tre muaj më parë, pas një sërë skandalesh etike. Ai u kthye në Londër, duke ndërprerë pushimet në Republikën Domenikane, disa ditë pas dorëheqjes së pasardhëses së tij, Liz Truss. Zyrtarisht, Johnson nuk ka thënë se do të garojë për postin e kryeministrit, por disa aleatët të tij partiakë kanë bërë thirrje që ai të kthehet në këtë pozitë. Politikanët që duan t’i hyjnë garës për kryeministër të Britanisë, duhet të fitojnë mbështetjen e 100 bashkëpartiakëve në Partinë Konservatore, deri të hënën në orën 14:00.

LEXO EDHE:

Back to top button