A do të mbyllë Rusia kufijtë e saj për të parandaluar arratisjen e ushtarakëve?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari në lidhje me mbylljen e mundshme të kufijve të Rusisë për të parandaluar arratisjen e njerëzve të aftë për ushtri, pasi u njoftua një mobilizim i pjesshëm për nevoja ushtarake në Ukrainë.

Biletat për fluturimet nga Rusia u shitën shpejt pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e menjëhershëm të 300,000 rezervistëve, raportoi Reuters.

Të dhënat e Google Trends tregojnë një rritje të kërkimeve për Aviasales, uebsajti më i popullarizuar i biletave ajrore në Rusi.

Fluturimet direkte nga Moska në Stamboll në Turqi dhe Jerevani në Armeni u shitën sot, pa asnjë fluturim lidhës në dispozicion, treguan të dhënat e Aviasales.

Peskov u tha gazetarëve se qeveria ruse “shumë shpejt” do të njoftojë se cilat kategori të qytetarëve do të përjashtohen nga mobilizimi i rezervistëve me përvojë ushtarake për të shërbyer në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button