A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?

A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?

Për të krijuar kryevepra letrare, shumë shkrimtarë të famshëm kanë pasur shpesh zakone të çuditshme. Një prej tyre ishte Viktor Hygo, shkrimtari i madh francez i viteve 1802-1885. Autori kryesor i romantizmit, i famshëm mbi të gjitha për romanin “Të mjerët” (1826), Viktor Hygo shkruante pa rroba kur ishte afër afatit të dorëzimit të veprës.

Në raste të tilla, përveç zhveshjes, ai urdhëronte shërbëtorin e tij të kyçte të gjitha rrobat që kishte në shtëpi. Në ditët më të ftohta, Viktor Hygo i lejonte vetes një batanije në të cilën të mbështillej nga koka te këmbët, duke jetuar si i burgosur.

Ky zakon i çuditshëm është raportuar nga gruaja e shkrimtarit, Adèle Foucher, duke iu referuar veçanërisht fazave të hartimit të veprës Notre-Dame de Paris (1831). Siç mund të merret me mend, zgjedhja nudiste e Viktor Hygoit lindi nga nevoja për të mos u shpërqendruar duke dalë nga shtëpia, edhe sepse si shumë artistë të tjerë, ai ishte një frekuentues i madh i festave dhe me gjithë respektin për gruan e tij, ishte frekuentues i zjarrtë i shtëpive publike. Prandaj, kjo e detyroi të qëndronte i fokusuar në punë.

LEXO EDHE:

Back to top button