A është normale të flasësh me veten edhe kur ke nevojë për ndihmë profesionale?
Shumica e njerëzve flasin me veten deri në një farë mase, megjithëse mund të mos jenë të vetëdijshëm se po e bëjnë këtë. Megjithatë, lind pyetja kur kjo shkon përtej kufijve të normales dhe kur është e nevojshme të kërkohet ndihmë profesionale.

Edhe pse shumica e njerëzve angazhohen në dialog të brendshëm, ka pak kërkime se pse e bëjnë këtë. Disa ekspertë pohojnë se njerëzit që nuk kanë vëllezër e motra flasin më shpesh me veten e tyre. Për më tepër, njerëzit që janë më kreativë, kanë një imagjinatë më aktive dhe janë veçanërisht emocionalë, kanë më shumë gjasa të flasin me veten e tyre.
Kjo gjithashtu i ndihmon njerëzit të zgjidhin problemet më lehtë dhe të zvogëlojnë ankthin. Dialogu i brendshëm mund të jetë shumë i dobishëm edhe për atletët, të cilët në këtë mënyrë motivojnë veten për të arritur rezultate më të mira në gara e të ngjashme.
Megjithatë, ata që ndihen të vetmuar kanë më shumë gjasa të angazhohen në dialogje të brendshme. Biseda tepër negative me veten mund të rrisë rrezikun e çrregullimit obsesiv-kompulsiv, ankthit ose skizofrenisë.
Edhe pse mund t’i largosh mendimet negative, ka raste kur prapëseprapë duhet të kërkosh ndihmë profesionale. Pra, nëse vini re se të folurit me veten po ndërhyn në jetën tuaj të përditshme dhe po ju bën të humbni vetëbesimin, vizitoni një mjek, sipas Health .