A ia vlen të paguash Tesla, 15 mijë dollarë për “Full Self-Driving”, mëso më shum

Më 5 shtator, Tesla e ngriti çmimin e softuerit të saj të vozitjes gjysmë autonome Full Self-Driving në 15,000 dollarë. Por ky çmim ka provokuar zemërimin e shumë njerëzve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe tani, një raport i ri sheh disa që tashmë e zotërojnë duke thënë se thjesht nuk ia vlen për një shumë të tillë parash.

CNN Business raporton se, pasi folën me 13 individë që zotërojnë një Tesla me diçka të tillë, 11 prej tyre thonë se nuk ia vlen çmimi i ri i kërkuar. I gjithë grupi ra dakord që teknologjia është përmirësuar me kalimin e kohës, por disa thanë se duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur angazhohet FSD sepse mund të jetë “e paparashikueshme”.

Një pronar, Wisam Al-Rawi, bleu Tesla-n e tij katër vjet më parë kur çmimi për FSD ishte vetëm 2,500 dollarë. Kohët e fundit, ai i kërkoi Tesla-s të hiqte funksionin nga makina e tij duke përmendur zhgënjimin për të metat e saj.

“Unë kurrë nuk do të paguaja as 10,000 dollarë për të”, citohet të ketë thënë Al-Rawi për CNN Business. “Ata premtuan tepër si të çmendur”.

LEXO EDHE:

Back to top button