A ka pasur ndikim Harry Styles në ndarjen e Olivia Wilde nga i fejuari?

Vetëm pak javë më parë mediat rozë bënë publike lidhjen e re të Harry Styles me Olivia Wilde. Ata të dy u fotografuan bashkë në dasmën e një shoku dhe më pas në shtëpinë e Harry-t.

Megjithëse marrëdhënia e tyre ka vetëm pak kohë që është bërë publike, thuhet se ka nisur që në vjeshtë, ndërkohë që të dy punonin  për filmin “Don’t Worry Darling”. Burime pranë këngëtarit kanë treguar se atë e ka tërhequr inteligjenca dhe natyra e pavarur e Wilde.

“Harry-t i pëlqen që Olivia ka shumë vetëbesim dhe është e zgjuar. Inteligjenca e saj dhe natyra e pavarur ishin gjërat e para që e bën Harry-n të tërhiqej pas saj”, kanë thënë burimet për “Us Weekly”.

Madje thuhet se dashuria që lindi mes tyre në sheshxhirim, lëkundi edhe romancën mes Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis, me të cilin ajo kishte disa vite e lidhur dhe e fejuar. Ata të dy u ndanë në nëntor, ndërkohë që lidhja mes Wilde dhe Styles besohet se ka lindur që në vjeshtë.

“Ajo nisi xhirimet për ‘Don’t Worry Darling’ në shtator dhe në tetor Jason e kuptoi se ajo nuk donte të kishte më lidhje me të. Në nëntor ata njoftuan ndarjen”, kanë thënë disa burime, duke shtuar se ata nuk kishin asnjë problem mes tyre derisa Olivia nisi xhirimet për filmin me Harry-n.

LEXO EDHE:

Back to top button