A mund ta pushtojë Kina-Tajvanin?

A mund ta pushtojë Kina-Tajvanin?

Nga Frank Gardner – BBC

Lëshimet e raketave balistike, të kombinuara me stërvitjet ushtarake agresive pranë brigjeve të Tajvanit, janë mesazhi më i drejtpërdrejtë që Kina është e gatshme të përdorë forcën nëse është e nevojshme për të pretenduar Tajvanin deri në vitin 2049.

Madje, kjo mund të shihet si një demonstrim për lëvizjet e ardhshme për të mundur ishullin, të cilin e konsideron “një provincë renegate”, duke e bindur atë me forcën e madhe të armëve të heqë dorë nga ëndrrat për pavarësi dhe të vihet nën sundimin e Pekinit, pa një viktimë e vetme.

Kina nuk dëshiron ta pushtojë Tajvanin – kjo do t’i kushtonte jashtëzakonisht shumë ushtarë, para dhe reputacion në botë – por dëshiron të tregojë se është e përgatitur ta bëjë këtë nëse Tajvani nuk do të nënshtrohet në mënyrë paqësore.

Në këtë kontekst, as prania e flotës së 7 amerikane në Paqesor nuk e zmbraps Kinën nga kjo ide sa e zmbrapste më herët.

Kina ka investuar shumë në raketa hipersonike, të tilla si Dongfeng, disa prej të cilave janë projektuar për të fundosur edhe aeroplanmbatëset.

Tajvani ka forcuar mbrojtjen e tij, duke instaluar sisteme të avancuara anti raketore në mallet më të larta, si dhe ka fshehur avionët më modernë në bunkerë nëntokësorë në bregun lindor.

Tensioni aktual ka të ngjarë të ulet, por nuk do të jetë i fundit.

——

Zhvillimet e deritanishme

Nëse sapo jeni informuar mbi këto ngjarje, më poshtë ju sjellim të përmbledhura zhvillimet e deritanishme:

Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes përkatëse në përgjigje të nisjes, sipas një raporti të Reuters

Stërvitjet me zjarr të të vërtetë nga Kina filluan në orën 12:00 me kohën lokale (04:00 GMT) dhe do të përfundojnë të dielën.

Marina amerikane po dërgon një aeroplanmbajtëse drejt Tajvanit, në atë që thotë se janë “operacione normale, të planifikuara”.

LEXO EDHE:

Back to top button