A po pret Meghan Markle fëmijën e saj të dytë?

U desh një detaj i vogël që njerëzit të mendojnë se Dukesha Meghan Markle dhe Duka Harry po bëhen prindër për herë të dytë.

Kjo pasi çifti ka kërkuar të shtyjë padinë e saj të privatësisë kundër Daily Mail, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet për arsye konfidenciale. Gjyqi ishte planifikuar të fillonte në 11 janar, por të enjten gjykatësi Z. Justice Warby miratoi kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë jo më shpejt se 15 tetor 2021.

Fakti që gjyqi është shtyrë pikërisht për 9 muaj i ka bërë përshtypje të gjithëve, ndaj ky detaj e ka shtyrë publikun të besojë se Dukesha është shtatzënë për herë të dytë. Në Twitter kanë vërshuar postimet lidhur me shtatzëninë e dytë të Meghanit, të cilën duhet të presim më shumë për ta mësuar.

“Meghan Markle shtyu datën e gjyqit për në vjeshtë 2021 dhe njerëzit po spekulojnë se e bëri këtë ngaqë është shtatzënë. Kështu mendoj dhe unë.”

“Arsye konfidenciale… 9 muaj…mmm..çfarë tjetër zgjat 9 muaj?”

“Domethënë, Meghan Markle është shtatzënë?”- shkruhej në disa prej komenteve.

LEXO EDHE:

Back to top button