Abazi: Dëmet nga sulmet kibernetike mund t’i shohim pas 6 apo 9 muajve

Abazi: Dëmet nga sulmet kibernetike mund t’i shohim pas 6 apo 9 muajve

I pyetur për dëmet që mundë të shkaktojnë sulmet kibernetike, Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike, sonte në Programin 200 tha se nuk mundë të dijmë se kur do të ketë sulme kibernetike. Por që Inxhinjerët duhet t’i skanojnë sistemet e tyre dhe t’i identifikojnë dobësitë në sistemet e tyre.

“Në rast të sulmeve kibernetike, zyrtarët qeveritar nuk duhet të dalin me deklarata të nxituara duke treguar për dëmet që kanë shkaktuar sulmet kibernetike, sepse dëmet nga këto sulme mund t’i shohim pas 6 apo 9 muajve. Pastaj fillon procesi i shantazhimit”, deklaroi Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike.

Ai përmendi rastin e fundit në Shqipëri kur zyrtarët thane që nuk ka patur dëme nga sulmet kibernetike, por që më pas filluan të shiten informacione në tregun e zi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button