Abazi: Hobi e kam gjuetinë dhe ngjitjen në male

Abazi: Hobi e kam gjuetinë dhe ngjitjen në male

Shefi i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit sot u pyet për fotografitë që janë publikuar në rrjetet sociale, e ku ai shihet me njerëz të afërt me BDI-në. Abazi konkretisht komentoi fotografinë me ish kreun e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtën me çrastë tha se hobi e ka ngjitjen në male dhe gjuetinë dhe gjatë këtyre aktiviteteve rastis që të takohet me njerëz të ndryshëm që ndajnë të njëjtin pasion.

“Gjatë fundjavave, pushimeve, dal dhe bëj ngjitje në male. E kam hobi gjuetinë dhe ngjitjen në male. Në ato anë kam takuar njerëz dhe jam përshëndetur. Të ngjitesh në majat e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gëzim dhe praktikohen që të bëhet fotografi për të shënuar atë ngjarje të ngjitjes së majës. Aty jemi takuar rastësisht. Nëna ime vjen nga Gostivari dhe kishte njohuri për këtë. U takuam aty dhe asgjë më shumë. Sa i përket fotove të tjera, siç thashë, jemi nga Zajazi . Zajazi është fshat dhe ndodh që të jemi të ftuar bashkë te më shumë njerëz, në të njëjtën dasmë apo event. Në ato takime nuk flasim kurrë për lëndë apo politikë”, tha mes tjerash Abazi.

LEXO EDHE:

Back to top button