Adele refuzon shuma të majme, nuk do të bëhet si motrat Kardashian

Adele ka pësuar një transformim drastik në trup dhe nuk ka njeri që nuk e ka vënë re këtë gjë. Këngëtarja ka humbur më shumë se 44 kilogramë dhe tashmë ka arritur peshën e saj ideale.

Madje artistja ka filluar të marrë oferta të majme për të reklamuar produkte të ndryshme dobësimi, por ajo nuk ka pranuar asnjë prej tyre. “The Sun” ka mësuar se Adele është bombarduar këto kohë me oferta nga marka të njohura, kompani televizive dhe firma marketingu për të reklamuar imazhin e saj të ri.

Burime pranë këngëtares kanë thënë se ofertat kanë qenë miliona paund, por ajo nuk ka pranuar, sepse nuk dëshiron të jetë një klon i motrave Kardashian. Adele ka premtuar se vitin tjetër do të publikojë një album të ri dhe siç duket gjithë vëmendjen e saj, dëshiron ta përqëndrojë vetëm tek ky projekt.

LEXO EDHE:

Back to top button