Ademi i BDI: Dua të jem delegat në kongresin e ASH-së, Sela: Kështu karaktere si puna jote në ASh nuk kanë vend

Gazetar: Mefail Ismaili

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi ka replikuar në fjalimin e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Ademi e ka akuzuar Selën se nuk ka legjitimitet të flasë për legjitimitetin pasi i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore, shkruan Alsat.

“Në zgjedhje prej në rrethin e parë. prej në 80 mijë vota ranë në 40 mijë vota. Këtu kërkohet përgjegjësi. Ju thatë kush ka një votë më tepër në bllokun shqiptar ai ka legjitimitet. andaj lejoni që ai që ka mandat të formojë Qeveri. Andaj u kërkoj që në kongresin e partisë tuaj të jem idelegat dhe me dy duar do të votoj që ju përsëri të jeni kryetar i partrisë”, th Ademi.

Në përgjigje ndaj Arbër Ademit, kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se nuk e din a mund të pranohen si delegatë persona si Ademi.

“Unë nuk pash që bëtë replikë në fjalimin tim, por te pjesa e legjetimiteteve, tek fjalia e fundit, ne jemi të hapur, secili ka të drejtë dhe nuk ken ipse ta merrni këtë leje prej meje si kryetar partie. Nuk e di në cilën nëndegë bëni pjesë atje në Kumanovë, shko regjistrohu, mund të bëhesh antarë partie por pikëpyetje në çoftëse do të delegojnë delagt kongresi sepse kështu karaktere si puna jote në Aleancë për Shqiptarët nuk kanë vend”, tha Sela.

Pas fjalimit të kreut të ASH-së Ziadin Sela, tani do të flasë mandatari Dimitar Kovaçevski, për të kërkuar nga deputetët mbështetje për Qeverinë e re. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button