Ademi pro aplikimit të sistemit “VAR” dhe kërkon ndryshime

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka konfirmuar se në edicionin e ardhshëm të “Superligës” në Kosovë, do të aplikohet sistemi “VAR”,  dhe ka paralajmëruar ndryshime në postin e përzgjedhësve të kombëtareve.

“Sigurisht, do këtë lëvizje dhe ndryshime gjithmonë për të mirë sepse tashmë kërkohet rezultat dhe unë jam udhëtar i fitoreve. Kemi krijuar mentalitetin e fituesit. Rezultatet të mbajnë në secilin post dhe secilin vend, kështu që me këtë parim do vazhdojmë edhe me trajnerët tonë dhe grupet tona, të gjitha që nga U21 e ndoshta edhe te A-ja do këtë lëvizje, por nga kategoritë do kërkojmë rezultat”, deklaroi fillimisht ai.

Ademi konfirmoi se edicionin e ardhshëm sistemi “VAR” -in do të aplikohet në Superligën e Kosovës.

“Me VAR-in tashmë kemi filluar, kemi nisur trajnimi dhe bisedimet me njerëzit kompetent në UEFA dhe FIFA për sistemin “VAR”. Jemi duke bërë çmos që sezonin e ardhshme të jemi me VAR, mund të jemi pa të në dy ose tri xhirot e para, por do e kemi edicionin e ardhshëm edhe pse nuk e kemi infrastrukturën aq të mirë, gjithsesi do shkojmë me gjëra mobile, me VAR-in mobil, pra mjet lëvizës që do shkojë para çdo stadiumi siç janë kampionat transmetues për të përcjellë VAR-in dhe ta mbulojmë tërë Superligën”, u shpreh Ademi.

LEXO EDHE:

Back to top button