Adresa e ish-trajnerit të Çellsit përdorej për të dërguar mjete narkotike!

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Portugali, një ngjarje që disa media e kanë konsideruar edhe si një kurth ngritur ndaj trajnerit Andre Villas Boas.

E përditshmja portugeze “Correio de Manha”, ka publikuar lajmin se në polici ka mbërritur një pako e dyshimtë, ku ishin adresat e 3 personave. Brenda pakos kishte një sasi hashashi, por në pjesën e jashtme ishin të dhënat personale të trajnerit Villas Boas, përfshi edhe adresën e shtëpisë së tij. Policia gjyqësore nuk e ka besuar këtë gjë, duke menduar se ky mund të jetë një kurth nga ana e shpërndarësve të drogës.

Policia, duke vijuar hetimet, mendon se adresa e Villas Boas është përdorur si një maskim për të nisur lëndët narkotike por edhe si një sulm personal ndaj tij. Në fakt, ish-trajneri i Chelsea është duke kandiduar për postin e presidentit të Porto, ku do të zërë vendin e Pinto Da Costa. Ndoshta persona që nuk e duan atë në krye të Porto kanë vendosur t’i bëjnë një shaka të hidhur./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button