Adrien Rabiot mes qëndrimit në Torino dhe Premier Ligës

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, po rritet me një ritëm të paparë në karrierën e tij dhe “Zonja e Vjetër” do të dëshironte të rinovonte kontratën e tij që skadon në qershor.
Mirëpo për momentin, pavarësisht disa takimeve me menaxherin e nënës së tij Veronik Rabiot, mundësia për rinovim duket shumë e vogël.
Mediet italiane raportojnë se tundimi i Premier Ligës është konkret. Ndër klubet më të interesuar për të është Man. Siti, që duket se momentalisht është kthyer në “kërcënim” serioz për Juventusin.