Aeroplanët luftarakë amerikanë interceptojnë ata rusë në afërsi të Alaskës

Aeroplanët luftarakë amerikanë interceptojnë ata rusë në afërsi të Alaskës

Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore amerikane kanë interceptuar aeroplanë luftarakë dhe bombarduesit rusë, që po fluturonin në afërsi të Alaskës, dhe kjo është hera e dytë që po ndodhë në 48 orët e fundit.

Aeroplanët rusë nuk janë futur në hapësirën ajrore kanadeze apo atë amerikane raporton CNN.

Kujtojmë që të martën dy aeroplanë amerikanë të tipit F-35 interceptuan dy bombardues rusë të tipit TU-95, si dhe shumë aeroplanë tjerë luftarakë SU-30 dhe SU-35.

Aeroplanët rusë ishin rreth 300 kilometra larg brigjeve të Alaskës, në momentin që po fluturonin dhe u interceptuan nga aeroplanët amerikanë.

E një ditë më herët dy aeroplanë F-16 interceptuan bombarduesit rus TuU-95 dhe SU-35, që ishin futur në të ashtuquajturën “zonën identifikuese të mbrojtjes kundërajrore të Alaskës” e njohur ndryshe si ADIZ, por se kishin qëndruar jashtë hapësirë ajrore amerikane.

Këto incidente po ndodhin në kohën kur tensionet me Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, janë rritur dukshëm për shkak të mbështetjes perëndimore për Ukrainën, që Rusia e sulmoi pothuajse një vit më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button