Afganistani goditet nga dy tërmete, të paktën 6 viktima

Afganistani goditet nga dy tërmete, të paktën 6 viktima

Afganistani është goditur nga dy tërmetë ditën e sotme, duke shkaktuar të paktën 6 viktima, sipas Reuters.

Tërmeti goditi vendin mëngjesin e sotëm në provincën verilindore Kunar, duke lënduar 9 persona, sipas Mohammad Nasim Haqqani, një zëdhënës i ministrisë afgane përgjegjëse për ndihmën ndaj fatkeqësive.

Tërmeti i parë ishte me magnitudë 4.3 ndërsa i dyti me magnitudë 4.8. Haqqani tha se nuk kishte ende raporte për viktima apo dëme në veri të Badakhshan, zonë që ka të ngjarë të goditet nga tërmeti i dytë.

Këtë vit, Afganistani është goditur nga fatkeqësi natyrore, duke përfshirë thatësirën dhe një tërmet që vrau më shumë se 1000 njerëz në qershor në pjesën lindore të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button