Metaj: Pronësia, e drejtë e garantuar me Kushtetutë

Metaj: Pronësia, e drejtë e garantuar me Kushtetutë

Pronësia është një e drejtë ekonomike shumë e rëndësishme, është e drejtë themelore e njeriut e mbrojtur dhe e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, kështu vlerëson profesoresha universitare Albana Metaj e ftuar në “Programi 200”. Sipas saj mbrojtja e pronësisë është një nga vlerat themelore kushtetuese mbi të cilat ndërtohet i gjithë rendi kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat.

“Në fjalë të thjeshta do të thotë që të gjitha ligjet duhet të jenë të ndërtuara dhe të synojnë mbrojtjen e pronësisë. Të ndërtuara rreth mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës së pronësisë së shtetasve qofshin ata edhe individ, persona fizik, apo juridik. Por gjithashtu në mënyrë eksplicite Kushtetuta garanton në Nenin 30 të saj, mbrojtjen e pronësisë dhe të drejtës së trashëgimisë së të gjithë qytetarëve. E drejta e pronësisë nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është e garantuar në të gjitha aspektet në të gjitha planet e legjislacionit vendas. Është e mbrojtur dhe garantuar me ligjet e shumëllojshme të natyrës civile, por gëzon mbrojtje edhe në fushën penale dhe atë administrative. Mbrojtje shumë dimensionale të së drejtës së pronësisë në të gjitha aspektet. Është edhe një nga të drejtat themelore të njeriut, është e drejtë e garantuar me Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut”, tha Albana Metaj, profesoreshë universitare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button